Difference between revisions of "Publicdomain/zero/1.0/LegalText (Albanian)"

From Creative Commons
Jump to: navigation, search
(added translation disclaimer)
 
(document translated - ready for review)
 
Line 1: Line 1:
 
Ky është një përkthim jozyrtar i Creative Commons 0 në gjuhën shqipe. Ky përkthim nuk është botuar nga Creative Commons, nuk është ligjërisht i zbatueshëm dhe nuk duhet të aplikohet në veprën tuaj. Megjithatë, ne shpresojmë që ky përkthim do t'i ndihmojë folësit e shqipes të kuptojnë më mirë CC0.
 
 +
 +
 +
Kodi Legal Creative Commons
 +
 +
CC0 1,0 Univerzale
 +
 +
KORPORATA CREATIVE COMMONS NUK ËSHTË FIRMË LIGJORE DHE NUK OFRON SHËRBIME LIGJORE. SHPËRNDARJA E KËTIJ DOKUMENTI NUK KRIJON MARRËDHËNIE AVOKAT-KLIENT. CREATIVE COMMONS JEP KËTË INFORMACION NË BAZA SIÇ-ËSHTË. CREATIVE COMMONS NUK OFRON GARANCI NË PËRDORIMIN E KËTIJ DOKUMENTI OSE INFORMACIONET OSE VEPRAT E DHËNA NËN TË, DHE NUK MERR PËRGJEGJËSI PËR DËMET QË REZULTOJNË NGA PËRDORIMI I KËTIJ DOKUMENTI OSE INFORMACIONET OSE VEPRAT E DHËNA NËN TË.
 +
 +
Deklaratë e Qëllimit
 +
 +
Ligjet në shumicën e juridiksioneve rrethe-përqark botës automatikisht japin të drejta autori ekskluzive dhe të drejta të tjera të ndërlidhura (përkufizuar më poshtë) mbi krijuesin dhe pronarin/pronarët pasues (secilin dhe të gjithë, një "pronar") të një vepre origjinale të autorësisë dhe/ose një baze të dhënash (secila, një "Vepër").
 +
 +
Disa pronarë dëshirojnë që përgjithmonë të heqin dorë nga këto të drejta mbi një vepër me qëllim që të kontribuojnë në një bashkësi të veprave kreative, kulturore dhe shkencore ("Kauri") mbi të cilat publiku mund të ndërtojë, ndryshoj, përfshijë në veprat tjera, ripërdorë dhe rishpërndaj sa më lirshëm që është e mundur dhe në çfarëdo mënyre të mundshme, duke përfshirë pa kufizim për arsye komerciale. Këta pronarë mund të kontribuojnë në Kauri për të përkrahur idealin e një kulture të lirë dhe prodhimin e mëtejshëm të Veprave kreative, kulturore dhe shkencore, ose për të fituar reputacionin ose shpërndarjen më të madhe për Veprën e tyre pjesërisht nëpërmjet përdorimit dhe përpjekjeve të të tjerëve.
 +
 +
Për këto dhe/ose qëllime dhe motive të tjera, dhe pa ndonjë pritje për konsideratë shtesë ose kompensim, personi që shoqëron CC0-n me një vepër ("Pohuesi"), në atë masë që ai ose ajo është një pronar i të Drejtave të Autorit dhe të Drejtave të Ndërlidhura në Vepër, vullnetarisht zgjedh të zbatojë CC0-n mbi Veprën dhe publikisht të shpërndaj Veprën nën kushtet e saj, me njohurinë e të Drejtave të Autorit dhe të Drejtat e Ndërlidhura të tij ose saj në Vepër dhe kuptimin dhe efektin e qëllimshëm juridik të CC0-s mbi këto të drejta.
 +
 +
1. E Drejta e Autorit dhe të Drejtat e Ndërlidhura. Një Vepër e vënë në dispozicion nën CC0 mund të jetë e mbrojtur nga e drejta e autorit dhe të drejtat e ndërlidhura ose të përafërta ("E Drejta e Autorit dhe të Drejtat e Ndërlidhura"). E Drejta e Autorit dhe të Drejtat e Ndërlidhura përfshijnë, por nuk kufizohen në, më sa vijon:
 +
 +
i. të drejtën e riprodhimit, përshtatjes, shpërndarjes, interpretimit, shfaqjes, komunikimit, dhe përkthimit të Veprës;
 +
 +
ii. të drejtat morale të mbajtura nga autori/autorët origjinal dhe/ose interpretuesi(t);
 +
 +
iii. publiciteti dhe e drejta e privatësisë që kanë të bëjnë me imazhin apo dukjen e një personi të përshkruar në një Vepër;
 +
 +
iv. të drejtat që mbrojnë kundër konkurrencës së pandershme në lidhje me një Vepër, subjekt i kufizimeve të paragrafit 4(a), më poshtë;
 +
 +
v. të drejtat që mbrojnë nxjerrjen, shpërndarjen, përdorimin dhe ripërdorimin e të dhënave në një Vepër;
 +
 +
vi. të drejtat e bazës së të dhënave (të tilla si ato që rrjedhin nga Direktiva 96/9/EC e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit e 11 marsit 1996 për mbrojtjen ligjore të bazave të të dhënave, dhe në çdo zbatim të tyre kombëtar, duke përfshirë çdo version të ndryshuar ose pasardhës të një direktive të tillë); dhe
 +
 +
vii. të drejta të tjera të ngjashme, ekuivalente ose korresponduese në të gjithë botën në bazë të ligjit ose traktatit të zbatueshëm, dhe çdo implementim kombëtar të tyre.
 +
 +
2. Heqja Dore. Për aq sa është lejuar nga, por jo në kundërshtim me, ligjin e zbatueshëm, Pohuesi, nëpërmjet kësaj, haptazi, plotësisht, përherë, pakthyeshëm dhe pa kushte heq dorë, braktis, dhe dorëzon të gjitha të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Ndërlidhura të Pohuesit dhe paditë e ndërlidhura dhe arsyet e ndjekjes ligjore, pa marrë parasysh nëse ato tani janë të njohura apo të panjohura (duke përfshirë edhe paditë apo arsyet e ndjekjes ligjore ekzistuese apo në të ardhmen) në Vepër (i) në të gjitha territoret në të gjithë botën, (ii) për kohëzgjatjen maksimale të kërkuar nga ligji ose traktati i zbatueshëm (duke përfshirë edhe shtyrjet e ardhshme kohore), (iii ) në ndonjë medium të tanishëm apo të ardhshëm dhe për çfarëdo numri të kopjeve, dhe (iv) për çfarëdo qëllimi, duke përfshirë pa kufizim atë komercial, reklamues apo promovues ("Heqja Dore"). Pohuesi Heq Dorë për të mirën e secilit anëtar të publikut të gjerë dhe në dëm të trashëgimtarëve dhe pasardhësve të Pohuesit, plotësisht duke synuar që Heqja Dore e tillë nuk do t'i nënshtrohet tërheqjes, prishjes, anulimit, përfundimit apo ndonjë veprimi tjetër juridik ose të barabartë që prishë shijimin e qetë të Veprës nga ana e publikut siç parashihet me Deklaratën shprehimore të Qëllimit nga Pohuesi.
 +
 +
3. Licenca Publike Rezervë. Në rast së ndonjë pjesë e Heqjes Dorë për ndonjë arsye gjykohet juridikisht e pavlefshme ose e paefektshme sipas ligjit të zbatueshëm, atëherë Heqja Dore do të ruhet deri në masën maksimale të lejuar duke marrë parasysh Deklaratën shprehimore të Qëllimit të Pohuesit. Përveç kësaj, në masën që Heqja Dore gjykohet e tillë, Pohuesi i jep nëpërmjet kësaj secilit person të prekur një licencë pa honorarë (tandiema), të pa transferueshme, të pa nënlicencueshme, jo ekskluzive, të pakthyeshme dhe të pakushtëzuar për të ushtruar të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Ndërlidhura të Pohuesit në Vepër (i) në të gjitha territoret në të gjithë botën, (ii) për kohëzgjatjen maksimale të parashikuara me ligjin ose traktatin e zbatueshëm (duke përfshirë edhe zgjatjet e ardhshme kohore), (iii) në çfarëdo mediumi të tanishëm apo të ardhshëm dhe për cilindo numër të kopjeve, dhe (iv) për çfarëdo qëllimi, duke përfshirë pa kufizim, për qëllime komerciale, reklamuese ose promovuese ("Licenca") Licenca do të konsiderohet në fuqi nga data që CC0 ishte aplikuar nga Pohuesi në vepër. Në rast së ndonjë pjesë e Licencës për ndonjë arsye gjykohet juridikisht e pavlefshme ose e paefektshme sipas ligjit të zbatueshëm, pavlefshmëria ose joefikasiteti i tillë i pjesshëm nuk do ta zhvlerësojë pjesën e mbetur të Licencës, dhe në rast të tillë Pohuesi pohon se ai ose ajo nuk do të (i) ushtrojë ndonjë pjesë të mbetur të të Drejtave të Autorit dhe të Drejtave të Ndërlidhura në Vepër ose (ii) pretendoj çfarëdo padie të ndërlidhur dhe shkaqe të ndjekjes ligjore në lidhje me Veprën, në cilindo rast në kundërshtim me Deklaratën shprehimore të Qëllimit të Pohuesit.
 +
 +
4. Kufizimet dhe Shfajësimet.
 +
 +
a. Nga ky dokument nuk hiqet dorë, braktisen, dorëzohen, licencohen ose përndryshe ndikohen të drejtat e markës tregtare ose patentat e mbajtura nga Pohuesi.
 +
 +
b. Pohuesi e ofron Veprën siç-është dhe nuk merr përsipër përfaqësime apo garanci të ndonjë lloji në lidhje me vepër, të shprehur, të nënkuptuar, statutore ose tjetër, duke përfshirë pa kufizim garancitë e titullit, tregtimit, përshtatjes për një qëllim të caktuar, mos-shkeljes, apo mungesës së defekteve të fshehta, saktësisë, apo të pranisë ose jo të gabimeve, nëse janë apo jo të zbulueshme, të gjitha në masën më të madhe të lejueshme sipas ligjit të zbatueshëm.
 +
 +
c. Pohuesi mohon përgjegjësinë për pastrimin e të drejtave të personave të tjerë që mund të jenë të zbatueshëm në Vepër ose çdo përdorim të tyre si rezultat, duke përfshirë pa kufizim të Drejtën e Autorit dhe të Drejtat e Ndërlidhura në Vepër. Më tej, Pohuesi hedh poshtë përgjegjësinë për marrjen e ndonjë pëlqimi të nevojshëm, leje apo të drejta të tjera të nevojshme për çdo përdorim të Veprës.
 +
 +
d. Pohuesi kupton dhe pranon se Creative Commons nuk është palë në këtë dokument dhe nuk ka detyrë apo detyrim në lidhje me këtë CC0 ose përdorimin e Veprës.

Latest revision as of 21:56, 8 June 2011