Difference between revisions of "Licenses/by/3.0/LegalText (Albanian)"
(added translation disclaimer) |
|||
Line 11: | Line 11: | ||
1. Përkufizimet | 1. Përkufizimet | ||
− | "Adaptim" do të thotë një vepër e bazuar mbi Veprën, apo mbi veprën dhe veprat tjera para-ekzistuese, si një përkthim, adaptim, vepër e derivuar, aranzhim muzikor apo ndryshimet tjera të një vepre artistike apo letrare, ose fonogramet apo interpretimet, dhe përfshin përshtatjet kinematografike apo ndonjë formë tjetër, në të cilën vepra mund të ndryshojë, transformohet ose përshtatet duke përfshirë çfarëdo forme që rrjedh e njohshme nga origjinali, përveç se një Vepër që | + | "Adaptim" do të thotë një vepër e bazuar mbi Veprën, apo mbi veprën dhe veprat tjera para-ekzistuese, si një përkthim, adaptim, vepër e derivuar, aranzhim muzikor apo ndryshimet tjera të një vepre artistike apo letrare, ose fonogramet apo interpretimet, dhe përfshin përshtatjet kinematografike apo ndonjë formë tjetër, në të cilën vepra mund të ndryshojë, transformohet ose përshtatet duke përfshirë çfarëdo forme që rrjedh e njohshme nga origjinali, përveç se një Vepër që përmbahet në një Koleksion nuk do të konsiderohet si Adaptim për qëllimin e kësaj Licence.Për shmangien e dyshimit, ku Vepra është një vepër muzikore, shfaqje apo fonogram, sinkronizimi i Veprës në lidhje kohore me një imazh në lëvizje ("sinkronizim") do të konsiderohet Adaptim për qëllimin e kësaj Licence. |
"Koleksion" do të thotë një koleksion i veprave letrare ose artistike, të tilla si enciklopeditë dhe antologjitë, apo shfaqjet, fonogramet apo emetimit, ose vepra të tjera apo përmbajtje tjetër të ilustruar në Seksionin 1(f) më poshtë, të cilat, për shkak të zgjedhjes dhe rregullimit të përmbajtjes së tyre, përbëjnë krijime intelektuale, në të cilën Vepra është e përfshirë në tërësinë e saj në formë të pandryshuar, së bashku me një ose më shumë kontribute të tjera, secila prej të cilave përbën vepra të veçanta dhe të pavarura në vetvete, të cilat së bashku janë mbledhë në një tërësi kolektive.Një vepër që përbën një Koleksion nuk do të konsiderohet Adaptim (siç është kufizuar më sipër) për qëllimet e kësaj Licence. | "Koleksion" do të thotë një koleksion i veprave letrare ose artistike, të tilla si enciklopeditë dhe antologjitë, apo shfaqjet, fonogramet apo emetimit, ose vepra të tjera apo përmbajtje tjetër të ilustruar në Seksionin 1(f) më poshtë, të cilat, për shkak të zgjedhjes dhe rregullimit të përmbajtjes së tyre, përbëjnë krijime intelektuale, në të cilën Vepra është e përfshirë në tërësinë e saj në formë të pandryshuar, së bashku me një ose më shumë kontribute të tjera, secila prej të cilave përbën vepra të veçanta dhe të pavarura në vetvete, të cilat së bashku janë mbledhë në një tërësi kolektive.Një vepër që përbën një Koleksion nuk do të konsiderohet Adaptim (siç është kufizuar më sipër) për qëllimet e kësaj Licence. | ||
Line 18: | Line 18: | ||
"Licencues" do të thotë individi, individët, subjekti ose subjektet që i ofrojnë Veprat sipas kushteve të kësaj Licence. | "Licencues" do të thotë individi, individët, subjekti ose subjektet që i ofrojnë Veprat sipas kushteve të kësaj Licence. | ||
+ | |||
"Autor Origjinal" do të thotë, në rastin e një vepre letrare ose artistike, individi, individët, subjekti ose subjektet që krijuan atë Vepër, ose nëse nuk ka individ apo subjekt qe mund të identifikohet, atëherë botuesi; dhe për me tepër (i) në rastin e një interpretimi, aktorët, këngëtarët, muzikantët, valltarët dhe personat tjerë që aktrojnë, këndojnë, përçojnë, recitojnë, luajnë në, interpretojnë ose përndryshe riformojnë vepra letrare ose artistike ose shprehje të folklorit, (ii) në rastin e një fonogrami, prodhuesi duke qene personi apo subjekti juridik, i cili i pari i fiksoi tingujt e një interpretimi apo tinguj të tjerë, dhe, (iii) në rastin e transmetimeve, organizata që transmeton transmetimin. | "Autor Origjinal" do të thotë, në rastin e një vepre letrare ose artistike, individi, individët, subjekti ose subjektet që krijuan atë Vepër, ose nëse nuk ka individ apo subjekt qe mund të identifikohet, atëherë botuesi; dhe për me tepër (i) në rastin e një interpretimi, aktorët, këngëtarët, muzikantët, valltarët dhe personat tjerë që aktrojnë, këndojnë, përçojnë, recitojnë, luajnë në, interpretojnë ose përndryshe riformojnë vepra letrare ose artistike ose shprehje të folklorit, (ii) në rastin e një fonogrami, prodhuesi duke qene personi apo subjekti juridik, i cili i pari i fiksoi tingujt e një interpretimi apo tinguj të tjerë, dhe, (iii) në rastin e transmetimeve, organizata që transmeton transmetimin. | ||
Line 27: | Line 28: | ||
"Riprodhim" do të thotë kopjimi i Veprës nëpërmjet çdo mjeti, duke përfshirë, pa kufizim, nëpërmjet regjistrimit zanor apo vizual, dhe të drejtën e fiksimit dhe të riprodhimit të fiksimit të Veprës, duke përfshirë ruajtjen e një interpretimi të mbrojtur ose fonogrami në formë digjitale ose medium tjetër elektronik. | "Riprodhim" do të thotë kopjimi i Veprës nëpërmjet çdo mjeti, duke përfshirë, pa kufizim, nëpërmjet regjistrimit zanor apo vizual, dhe të drejtën e fiksimit dhe të riprodhimit të fiksimit të Veprës, duke përfshirë ruajtjen e një interpretimi të mbrojtur ose fonogrami në formë digjitale ose medium tjetër elektronik. | ||
− | 2. Të drejtat e veprimit fer. | + | 2. Të drejtat e veprimit fer. Asgjë në këtë licencë nuk ka për qëllim të reduktojë, kufizojë, ose pengojë çdo përdorim të liruar nga e drejta e autorit ose nga të drejtat që rrjedhin nga kufizimet ose përjashtimet që janë parashikuar në lidhje me mbrojtjen e autorit sipas ligjit mbi të drejtat e autorit apo ligjeve të tjera në fuqi. |
− | 3. Dhënia e Licencës. | + | 3. Dhënia e Licencës. Në përputhje me afatet dhe kushtet e kësaj Licence, Licencori ju jep Juve një licence në tërë botën, pa pagesë, jo-ekskluzive, të përhershme (për kohëzgjatjen e zbatueshmërisë të së drejtës së autorit) të ushtrojë të drejtat e Veprës, siç përcaktohet më poshtë: |
a. për të riprodhuar Veprën, për të inkorporuar në një ose më shumë Koleksione, dhe për të riprodhuar Veprën siç është inkorporuar në Koleksione; | a. për të riprodhuar Veprën, për të inkorporuar në një ose më shumë Koleksione, dhe për të riprodhuar Veprën siç është inkorporuar në Koleksione; | ||
Line 41: | Line 42: | ||
e. Për shmangien e dyshimit: | e. Për shmangien e dyshimit: | ||
− | Skemat Jo-vullnetare të Licencimit Që Nuk Lejojnë Heqjen Dorë.Në ato juridiksione, ku prej të drejtës për të mbledhur honorarë (tantiema) me ndonjë skemë licencimi statutore ose jo-vullnetare nuk mund të hiqet dorë, Licencori rezervon të drejtën ekskluzive për të mbledhur këtë honorarë për çdo ushtrim nga ju të të drejtave të dhëna sipas kësaj Licence; | + | i. Skemat Jo-vullnetare të Licencimit Që Nuk Lejojnë Heqjen Dorë.Në ato juridiksione, ku prej të drejtës për të mbledhur honorarë (tantiema) me ndonjë skemë licencimi statutore ose jo-vullnetare nuk mund të hiqet dorë, Licencori rezervon të drejtën ekskluzive për të mbledhur këtë honorarë për çdo ushtrim nga ju të të drejtave të dhëna sipas kësaj Licence; |
− | Skemat Jo-vullnetare të Licencimit Që Lejojnë Heqjen Dorë.Në ato juridiksione, ku mund të hiqet dorë nga e drejta për të mbledhur honorarë (tantiema) me ndonjë skemë licencimi statutore ose jo-vullnetare, Licencori heq dorë nga e drejta ekskluzive për të mbledhur këtë honorarë për çdo ushtrim nga ju të të drejtave të dhëna sipas kësaj Licence; dhe, | + | ii. Skemat Jo-vullnetare të Licencimit Që Lejojnë Heqjen Dorë.Në ato juridiksione, ku mund të hiqet dorë nga e drejta për të mbledhur honorarë (tantiema) me ndonjë skemë licencimi statutore ose jo-vullnetare, Licencori heq dorë nga e drejta ekskluzive për të mbledhur këtë honorarë për çdo ushtrim nga ju të të drejtave të dhëna sipas kësaj Licence; dhe, |
− | Skemat Vullnetare të Licencimit.Licencori heq dorë nga e drejta për të mbledhur honorarë, qoftë individualisht ose, në rast se Licencori është anëtar i një shoqërie mbledhëse që administron skemat vullnetare të licencimit, nëpërmjet asaj shoqërie, nga çdo ushtrim nga Ju i të drejtave të dhëna sipas kësaj Licence. | + | iii. Skemat Vullnetare të Licencimit.Licencori heq dorë nga e drejta për të mbledhur honorarë, qoftë individualisht ose, në rast se Licencori është anëtar i një shoqërie mbledhëse që administron skemat vullnetare të licencimit, nëpërmjet asaj shoqërie, nga çdo ushtrim nga Ju i të drejtave të dhëna sipas kësaj Licence. |
− | Të drejtat e mësipërme mund të ushtrohen në të gjitha | + | Të drejtat e mësipërme mund të ushtrohen në të gjitha mediet dhe formatet që njihen tani apo do të shpiken në të ardhmen. Të drejtat e mësipërme përfshijnë të drejtën për të bërë ndryshime të tilla teknikisht të nevojshme për të ushtruar të drejtat në media dhe formate të tjera. Varësisht nga Seksioni 8(f), të gjitha të drejtat e pa dhëna shprehimisht nga Licencori janë të rezervuara. |
4. Kufizimet. Licenca e dhënë në Seksionin 3 më sipër shprehimisht i nënshtrohet dhe kufizohet nga kufizimet e mëposhtme: | 4. Kufizimet. Licenca e dhënë në Seksionin 3 më sipër shprehimisht i nënshtrohet dhe kufizohet nga kufizimet e mëposhtme: | ||
− | a. Ju mund të shpërndani apo Publikisht të Interpretoni Veprën vetëm sipas kushteve të kësaj Licence. Ju duhet të përfshini një kopje të ose Identifikuesin Uniform të Burimit (URI) të kësaj licence me çdo kopje të Veprës që Shpërndani ose Interpretoni në Publik. Nuk mund të ofroni ose të impononi kushte në Vepër që kufizojnë kushtet e kësaj Licence apo aftësinë e pranuesit të Veprës për të ushtruar të drejtat e dhëna atij pranuesi sipas kushteve të Licencës. Ju nuk mund të | + | a. Ju mund të shpërndani apo Publikisht të Interpretoni Veprën vetëm sipas kushteve të kësaj Licence. Ju duhet të përfshini një kopje të ose Identifikuesin Uniform të Burimit (URI) të kësaj licence me çdo kopje të Veprës që Shpërndani ose Interpretoni në Publik. Nuk mund të ofroni ose të impononi kushte në Vepër që kufizojnë kushtet e kësaj Licence apo aftësinë e pranuesit të Veprës për të ushtruar të drejtat e dhëna atij pranuesi sipas kushteve të Licencës. Ju nuk mund të nën-licenconi Veprën. Ju duhet të mbani të pandryshuar të gjitha njoftimet që i referohen kësaj Licence dhe mohimit të garancive me çdo kopje të Veprës që Shpërndani ose Interpretoni Publikisht. Kur të Shpërndani ose Interpretoni Publikisht Veprën, Ju nuk mund të impononi ndonjë masë efektive teknologjike në Vepër që kufizon aftësinë e një marrësi të Veprës nga Ju që të ushtroj të drejtat e dhëna atij marrësi sipas kushteve të Licencës. Ky Seksion 4(a) vlen për Vepër të inkorporuar në një Koleksion, por kjo nuk kërkon Koleksionin përveç vetë punës të bëhet subjekt i kushteve të kësaj Licence. Nëse krijoni një Koleksion, pas njoftimit nga cilido Licencor Ju duhet, për aq sa është praktike, të hiqni nga Koleksioni çfarëdo atribuuimi, siç kërkohet nga Seksioni 4(b), sipas kërkesës. Nëse krijoni një Adaptim, pas njoftimit nga cilido licencor Ju duhet, për aq sa është praktike, të hiqni nga Adaptimi çfarëdo atribuuimi, siç kërkohet nga Seksioni 4(b), sipas kërkesës. |
− | b. Nëse Shpërndani ose Publikisht Interpretoni Veprën apo ndonjë Adaptim ose Koleksion, Ju duhet, përveç nëse një kërkesë është bërë në pajtim me Seksionin 4(a), të mbani të pandryshuar të gjitha njoftimet e të drejtës së autorit për Veprën dhe të jepni, në arsyeshmëri me mediumin ose mënyrën që Ju po përdorni: (i) emrin e Autorit Origjinal (ose pseudonimin, nëse është e zbatueshme) nëse është i dhënë, dhe/ose nëse Autori Origjinal dhe/ose Licencori cakton një apo më shumë palë tjera (për shembull, një institut sponsorizues, entitet botues, gazetë) për atribuuim ("Palët Atribuuese") në njoftim e të drejtës së autorit të Licencorit, kushtet e shërbimit apo nëpërmjet mjeteve të tjera të arsyeshme, emrin e palës ose palëve, (ii) titulli i Veprës nëse është dhënë; (iii) për aq sa është e mundur, URI-në, nëse ka, që Licencori specifikon të asociohet me Veprën, përveç nëse një URI e tillë nuk i referohet njoftimit të të drejtave autoriale ose informacionit licencues të veprës, dhe (iv), në përputhje me Seksionin 3(b), në rastin e një Adaptimi, një | + | b. Nëse Shpërndani ose Publikisht Interpretoni Veprën apo ndonjë Adaptim ose Koleksion, Ju duhet, përveç nëse një kërkesë është bërë në pajtim me Seksionin 4(a), të mbani të pandryshuar të gjitha njoftimet e të drejtës së autorit për Veprën dhe të jepni, në arsyeshmëri me mediumin ose mënyrën që Ju po përdorni: (i) emrin e Autorit Origjinal (ose pseudonimin, nëse është e zbatueshme) nëse është i dhënë, dhe/ose nëse Autori Origjinal dhe/ose Licencori cakton një apo më shumë palë tjera (për shembull, një institut sponsorizues, entitet botues, gazetë) për atribuuim ("Palët Atribuuese") në njoftim e të drejtës së autorit të Licencorit, kushtet e shërbimit apo nëpërmjet mjeteve të tjera të arsyeshme, emrin e palës ose palëve, (ii) titulli i Veprës nëse është dhënë; (iii) për aq sa është e mundur, URI-në, nëse ka, që Licencori specifikon të asociohet me Veprën, përveç nëse një URI e tillë nuk i referohet njoftimit të të drejtave autoriale ose informacionit licencues të veprës, dhe (iv), në përputhje me Seksionin 3(b), në rastin e një Adaptimi, një atribuuim që identifikon përdorimin e punës në Adaptim (p.sh., "Përkthimi frëngjisht i Veprës nga Autori Origjinal," apo "Skenar i bazuar mbi Veprën origjinale nga Autori Origjinal"). Atribuuimi që kërkohet nga ky Seksion 4(b) mund të zbatohet në cilëndo mënyrë të arsyeshme, me kusht që në rast të një Adaptimi ose Përmbledhje, një atribuuim i tillë do të paraqitet nëse paraqitet një atribuuim për të gjithë autorët kontribuues të Adaptimit ose Koleksionit, atëherë si pjesë e këtyre atribuuimeve dhe në një mënyrë të paktën po aq të shquar sa atribuuimi për autorët e tjerë kontribuues. Për shmangien e dyshimit, Ju mund të përdorni vetëm atribuuimin që kërkohet nga ky Seksion për qëllim të atribuuimit në mënyrën e përcaktuar më lart dhe, duke ushtruar të drejtat tuaja sipas kësaj Licence, Ju nuk mund të pohoni apo lëni të kuptoni në mënyrë shprehimore apo të nënkuptuar ndonjë lidhje me, sponsorizim apo miratim nga Autori Origjinal, Licencori dhe/ose Palët Atribuuese, sipas rastit, me Ju apo përdorimin tuaj të Veprës, pa leje të veçantë shprehimore me shkrim të Autorit Origjinal, Licencorit dhe/ose Palëve Atribuuese. |
c. Përveç nëse është rënë dakord ndryshe me shkrim nga Licencori apo nëse përndryshe lejohet nga ligji në fuqi, nëse Riprodhoni, Shpërndani ose Publikisht Interpretoni Veprën ose vetëm ose si pjesë e ndonjë Adaptimi ose Koleksioni, Ju nuk duhet të shtrembëroni, gjymtoni, modifikoni apo të ndërmerrni masa të tjera nënçmuese në lidhje me Veprën që do të jenë paragjykuese për nderin dhe reputacionin e Autorit Origjinal. Licencori pajtohet që në ato juridiksione (p.sh. Japoni), në të cilat çdo ushtrim i të drejtës të dhënë në Seksionin 3(b) të kësaj Licence (të drejtën për të bërë Adaptime) do të konsiderohej të jetë shtrembërim, gjymtim, modifikim ose vepër tjetër nënçmuese paragjykuese për nderin dhe reputacionin e Autorit Origjinal, Licencori do të heq dorë nga ose mospohoj, sipas rastit, këtë Seksion, në masën e plotë të lejuar nga ligji kombëtar në fuqi, për t'ju mundësuar Juve të ushtroni në masë të arsyeshme të drejtën Tuaj në bazë të Seksionit 3(b) të kësaj Licence (e drejta për të bërë Adaptime), por jo përndryshe. | c. Përveç nëse është rënë dakord ndryshe me shkrim nga Licencori apo nëse përndryshe lejohet nga ligji në fuqi, nëse Riprodhoni, Shpërndani ose Publikisht Interpretoni Veprën ose vetëm ose si pjesë e ndonjë Adaptimi ose Koleksioni, Ju nuk duhet të shtrembëroni, gjymtoni, modifikoni apo të ndërmerrni masa të tjera nënçmuese në lidhje me Veprën që do të jenë paragjykuese për nderin dhe reputacionin e Autorit Origjinal. Licencori pajtohet që në ato juridiksione (p.sh. Japoni), në të cilat çdo ushtrim i të drejtës të dhënë në Seksionin 3(b) të kësaj Licence (të drejtën për të bërë Adaptime) do të konsiderohej të jetë shtrembërim, gjymtim, modifikim ose vepër tjetër nënçmuese paragjykuese për nderin dhe reputacionin e Autorit Origjinal, Licencori do të heq dorë nga ose mospohoj, sipas rastit, këtë Seksion, në masën e plotë të lejuar nga ligji kombëtar në fuqi, për t'ju mundësuar Juve të ushtroni në masë të arsyeshme të drejtën Tuaj në bazë të Seksionit 3(b) të kësaj Licence (e drejta për të bërë Adaptime), por jo përndryshe. |
Latest revision as of 16:18, 9 June 2011
Ky është një përkthim jozyrtar i Creative Commons Attribution në gjuhën shqipe. Ky përkthim nuk është botuar nga Creative Commons, nuk është ligjërisht i zbatueshëm dhe nuk duhet të aplikohet në veprën tuaj. Megjithatë, ne shpresojmë që ky përkthim do t'i ndihmojë folësit e shqipes të kuptojnë më mirë CC Attribution.
KORPORATA CREATIVE COMMONS NUK ËSHTË FIRMË LIGJORE DHE NUK OFRON SHËRBIME LIGJORE. SHPËRNDARJA E KËSAJ LICENCE NUK KRIJON MARRËDHËNIE AVOKAT-KLIENT. CREATIVE COMMONS JEP KËTË INFORMACION NË BAZA SIÇ-ËSHTË. CREATIVE COMMONS NUK OFRON GARANCI PËR INFORMACIONET E DHËNA, DHE NUK MERR PËRGJEGJËSI PËR DËMET QË REZULTOJNË NGA PËRDORIMI I SAJ. Licenca
VEPRA (SIÇ PËRKUFIZOHET MË POSHTË) JEPET NË KUADRIN E KUSHTEVE TË KËSAJ LICENCE PUBLIKE CREATIVE COMMONS ("LPCC" OSE "LICENCA"). VEPRA MBROHET NGA E DREJTA E AUTORIT DHE/OSE LIGJET TJERA NË FUQI. ÇDO PËRDORIM I VEPRËS JASHTË ASAJ QE ËSHTË AUTORIZUAR SIPAS KËSAJ LICENCE OSE LIGJIT TË SE DREJTËS SË AUTORIT ËSHTË I NDALUAR.
NGA USHTRIMI I ÇFARËDO TË DREJTE TË VEPRËS SË DHËNË KËTU, JU PRANONI DHE PAJTOHENI T'U PËRMBAHENI KUSHTEVE TË KËSAJ LICENCE. NË MASËN QË KJO LICENCE MUND TË KONSIDEROHET TË JETË KONTRATË, LICENCUESI JU JEP TË DREJTAT E PËRMBAJTURA KËTU NË SHKËMBIM TË PRANIMIT TUAJ TË KËTYRE PËRKUFIZIMEVE DHE KUSHTEVE.
1. Përkufizimet
"Adaptim" do të thotë një vepër e bazuar mbi Veprën, apo mbi veprën dhe veprat tjera para-ekzistuese, si një përkthim, adaptim, vepër e derivuar, aranzhim muzikor apo ndryshimet tjera të një vepre artistike apo letrare, ose fonogramet apo interpretimet, dhe përfshin përshtatjet kinematografike apo ndonjë formë tjetër, në të cilën vepra mund të ndryshojë, transformohet ose përshtatet duke përfshirë çfarëdo forme që rrjedh e njohshme nga origjinali, përveç se një Vepër që përmbahet në një Koleksion nuk do të konsiderohet si Adaptim për qëllimin e kësaj Licence.Për shmangien e dyshimit, ku Vepra është një vepër muzikore, shfaqje apo fonogram, sinkronizimi i Veprës në lidhje kohore me një imazh në lëvizje ("sinkronizim") do të konsiderohet Adaptim për qëllimin e kësaj Licence.
"Koleksion" do të thotë një koleksion i veprave letrare ose artistike, të tilla si enciklopeditë dhe antologjitë, apo shfaqjet, fonogramet apo emetimit, ose vepra të tjera apo përmbajtje tjetër të ilustruar në Seksionin 1(f) më poshtë, të cilat, për shkak të zgjedhjes dhe rregullimit të përmbajtjes së tyre, përbëjnë krijime intelektuale, në të cilën Vepra është e përfshirë në tërësinë e saj në formë të pandryshuar, së bashku me një ose më shumë kontribute të tjera, secila prej të cilave përbën vepra të veçanta dhe të pavarura në vetvete, të cilat së bashku janë mbledhë në një tërësi kolektive.Një vepër që përbën një Koleksion nuk do të konsiderohet Adaptim (siç është kufizuar më sipër) për qëllimet e kësaj Licence.
"Shpërndaj" do të thotë vënien në dispozicion të publikut origjinalin dhe kopjet e Veprës ose Adaptimit, sipas rastit, nëpërmjet shitjes ose transferimit tjetër të pronësisë.
"Licencues" do të thotë individi, individët, subjekti ose subjektet që i ofrojnë Veprat sipas kushteve të kësaj Licence.
"Autor Origjinal" do të thotë, në rastin e një vepre letrare ose artistike, individi, individët, subjekti ose subjektet që krijuan atë Vepër, ose nëse nuk ka individ apo subjekt qe mund të identifikohet, atëherë botuesi; dhe për me tepër (i) në rastin e një interpretimi, aktorët, këngëtarët, muzikantët, valltarët dhe personat tjerë që aktrojnë, këndojnë, përçojnë, recitojnë, luajnë në, interpretojnë ose përndryshe riformojnë vepra letrare ose artistike ose shprehje të folklorit, (ii) në rastin e një fonogrami, prodhuesi duke qene personi apo subjekti juridik, i cili i pari i fiksoi tingujt e një interpretimi apo tinguj të tjerë, dhe, (iii) në rastin e transmetimeve, organizata që transmeton transmetimin.
"Vepër" do të thotë vepër letrare dhe/apo artistike e ofruar sipas kushteve të kësaj Licence, duke përfshirë, pa kufizim në ndonjë prodhim në domenin letrar, shkencor dhe artistik, çfarëdo që mund të jetë mënyra apo forma e shprehjes së saj duke përfshirë edhe formën digjitale, të tilla si një libër, pamflet, dhe shkrime të tjera; një ligjëratë, adresim, predikim apo vepër tjetër e së njëjtës natyrë; një vepër dramatike-muzikore; një vepër koreografike apo argëtuese në shfaqje memece; një kompozim muzikor me ose pa fjalë; një vepër kinematografike, në të cilën janë asimiluar vepra nëpërmjet një procesi të ngjashëm me kinematografinë; një vepër vizatimi, pikture, arkitekture, skulpture, gravure ose litografie; një vepër fotografike, në të cilën janë asimiluar vepra të shprehur nga një proces i ngjashëm me fotografinë; një vepër e artit të aplikuar; një ilustrim, hartë, plan apo skicë tredimensionale qe ka të bëj me gjeografi, topografi, arkitekturë, apo shkencë; një interpretim; një transmetim; një fonogram; një kompilim i të dhënave për aq sa është vepër me të drejta autori të mbrojtura; apo një vepër e interpretuar nga një interpretues varieteje apo cirku në atë masë sa që ndryshe nuk konsiderohet një vepër letrare ose artistike.
"Ju" do të thotë personi ose subjekti që i ushtron të drejtat sipas kësaj Licence, i cili nuk i ka shkelur kushtet e kësaj Licence për sa i përket veprës, apo që ka marrë shprehimisht leje nga licencori për të ushtruar të drejtat sipas kësaj Licence, pavarësisht nga një shkelje e mëparshme. "Interpretim Publik" do të thotë të kryej në publik recitime të Veprës dhe për t'i komunikuar publikut ato recitimet publike, nëpërmjet çdo mjeti apo procesi, duke përfshirë nëpërmjet telit apo pa tel apo shfaqje publike digjitale, për të vënë në dispozicion të publikut Vepra në mënyrë të tillë që anëtarët e publikut mund të kenë qasje në këto Vepra nga një vend dhe në një vend të zgjedhur në mënyrë individuale nga ana e tyre, për të interpretuar Veprën në publik nëpërmjet çfarëdo mjeti apo procesi, dhe të komunikimit në publik interpretimet e Veprës, duke përfshirë nëpërmjet interpretimit publik digjital, për të transmetuar dhe ritransmetuar Veprën nëpërmjet çdo mjeti, duke përfshirë shenjat, tingujt ose imazhet.
"Riprodhim" do të thotë kopjimi i Veprës nëpërmjet çdo mjeti, duke përfshirë, pa kufizim, nëpërmjet regjistrimit zanor apo vizual, dhe të drejtën e fiksimit dhe të riprodhimit të fiksimit të Veprës, duke përfshirë ruajtjen e një interpretimi të mbrojtur ose fonogrami në formë digjitale ose medium tjetër elektronik.
2. Të drejtat e veprimit fer. Asgjë në këtë licencë nuk ka për qëllim të reduktojë, kufizojë, ose pengojë çdo përdorim të liruar nga e drejta e autorit ose nga të drejtat që rrjedhin nga kufizimet ose përjashtimet që janë parashikuar në lidhje me mbrojtjen e autorit sipas ligjit mbi të drejtat e autorit apo ligjeve të tjera në fuqi.
3. Dhënia e Licencës. Në përputhje me afatet dhe kushtet e kësaj Licence, Licencori ju jep Juve një licence në tërë botën, pa pagesë, jo-ekskluzive, të përhershme (për kohëzgjatjen e zbatueshmërisë të së drejtës së autorit) të ushtrojë të drejtat e Veprës, siç përcaktohet më poshtë:
a. për të riprodhuar Veprën, për të inkorporuar në një ose më shumë Koleksione, dhe për të riprodhuar Veprën siç është inkorporuar në Koleksione;
b. për të krijuar dhe Riprodhuar Adaptimet me kusht që çdo Adaptim i tillë, duke përfshirë çdo përkthim në çfarëdo medium, merr hapat e nevojshëm për të etiketuar në mënyrë të qartë, të demarkojë ose përndryshe të identifikojë ndryshimet që i janë bërë Veprës origjinale. Për shembull, një përkthim mund të shënjohet "Vepra origjinale është përkthyer nga anglishtja në spanjisht," ose një modifikim mund të shënjohet "Vepra origjinale është ndryshuar.";{/2};
c. për të Shpërndarë dhe Interpretuar Publikisht Veprën, duke përfshirë siç është inkorporuar në Koleksione; dhe,
d. për të Shpërndarë dhe Interpretuar Publikiksht Adaptimet.
e. Për shmangien e dyshimit:
i. Skemat Jo-vullnetare të Licencimit Që Nuk Lejojnë Heqjen Dorë.Në ato juridiksione, ku prej të drejtës për të mbledhur honorarë (tantiema) me ndonjë skemë licencimi statutore ose jo-vullnetare nuk mund të hiqet dorë, Licencori rezervon të drejtën ekskluzive për të mbledhur këtë honorarë për çdo ushtrim nga ju të të drejtave të dhëna sipas kësaj Licence;
ii. Skemat Jo-vullnetare të Licencimit Që Lejojnë Heqjen Dorë.Në ato juridiksione, ku mund të hiqet dorë nga e drejta për të mbledhur honorarë (tantiema) me ndonjë skemë licencimi statutore ose jo-vullnetare, Licencori heq dorë nga e drejta ekskluzive për të mbledhur këtë honorarë për çdo ushtrim nga ju të të drejtave të dhëna sipas kësaj Licence; dhe,
iii. Skemat Vullnetare të Licencimit.Licencori heq dorë nga e drejta për të mbledhur honorarë, qoftë individualisht ose, në rast se Licencori është anëtar i një shoqërie mbledhëse që administron skemat vullnetare të licencimit, nëpërmjet asaj shoqërie, nga çdo ushtrim nga Ju i të drejtave të dhëna sipas kësaj Licence.
Të drejtat e mësipërme mund të ushtrohen në të gjitha mediet dhe formatet që njihen tani apo do të shpiken në të ardhmen. Të drejtat e mësipërme përfshijnë të drejtën për të bërë ndryshime të tilla teknikisht të nevojshme për të ushtruar të drejtat në media dhe formate të tjera. Varësisht nga Seksioni 8(f), të gjitha të drejtat e pa dhëna shprehimisht nga Licencori janë të rezervuara.
4. Kufizimet. Licenca e dhënë në Seksionin 3 më sipër shprehimisht i nënshtrohet dhe kufizohet nga kufizimet e mëposhtme:
a. Ju mund të shpërndani apo Publikisht të Interpretoni Veprën vetëm sipas kushteve të kësaj Licence. Ju duhet të përfshini një kopje të ose Identifikuesin Uniform të Burimit (URI) të kësaj licence me çdo kopje të Veprës që Shpërndani ose Interpretoni në Publik. Nuk mund të ofroni ose të impononi kushte në Vepër që kufizojnë kushtet e kësaj Licence apo aftësinë e pranuesit të Veprës për të ushtruar të drejtat e dhëna atij pranuesi sipas kushteve të Licencës. Ju nuk mund të nën-licenconi Veprën. Ju duhet të mbani të pandryshuar të gjitha njoftimet që i referohen kësaj Licence dhe mohimit të garancive me çdo kopje të Veprës që Shpërndani ose Interpretoni Publikisht. Kur të Shpërndani ose Interpretoni Publikisht Veprën, Ju nuk mund të impononi ndonjë masë efektive teknologjike në Vepër që kufizon aftësinë e një marrësi të Veprës nga Ju që të ushtroj të drejtat e dhëna atij marrësi sipas kushteve të Licencës. Ky Seksion 4(a) vlen për Vepër të inkorporuar në një Koleksion, por kjo nuk kërkon Koleksionin përveç vetë punës të bëhet subjekt i kushteve të kësaj Licence. Nëse krijoni një Koleksion, pas njoftimit nga cilido Licencor Ju duhet, për aq sa është praktike, të hiqni nga Koleksioni çfarëdo atribuuimi, siç kërkohet nga Seksioni 4(b), sipas kërkesës. Nëse krijoni një Adaptim, pas njoftimit nga cilido licencor Ju duhet, për aq sa është praktike, të hiqni nga Adaptimi çfarëdo atribuuimi, siç kërkohet nga Seksioni 4(b), sipas kërkesës.
b. Nëse Shpërndani ose Publikisht Interpretoni Veprën apo ndonjë Adaptim ose Koleksion, Ju duhet, përveç nëse një kërkesë është bërë në pajtim me Seksionin 4(a), të mbani të pandryshuar të gjitha njoftimet e të drejtës së autorit për Veprën dhe të jepni, në arsyeshmëri me mediumin ose mënyrën që Ju po përdorni: (i) emrin e Autorit Origjinal (ose pseudonimin, nëse është e zbatueshme) nëse është i dhënë, dhe/ose nëse Autori Origjinal dhe/ose Licencori cakton një apo më shumë palë tjera (për shembull, një institut sponsorizues, entitet botues, gazetë) për atribuuim ("Palët Atribuuese") në njoftim e të drejtës së autorit të Licencorit, kushtet e shërbimit apo nëpërmjet mjeteve të tjera të arsyeshme, emrin e palës ose palëve, (ii) titulli i Veprës nëse është dhënë; (iii) për aq sa është e mundur, URI-në, nëse ka, që Licencori specifikon të asociohet me Veprën, përveç nëse një URI e tillë nuk i referohet njoftimit të të drejtave autoriale ose informacionit licencues të veprës, dhe (iv), në përputhje me Seksionin 3(b), në rastin e një Adaptimi, një atribuuim që identifikon përdorimin e punës në Adaptim (p.sh., "Përkthimi frëngjisht i Veprës nga Autori Origjinal," apo "Skenar i bazuar mbi Veprën origjinale nga Autori Origjinal"). Atribuuimi që kërkohet nga ky Seksion 4(b) mund të zbatohet në cilëndo mënyrë të arsyeshme, me kusht që në rast të një Adaptimi ose Përmbledhje, një atribuuim i tillë do të paraqitet nëse paraqitet një atribuuim për të gjithë autorët kontribuues të Adaptimit ose Koleksionit, atëherë si pjesë e këtyre atribuuimeve dhe në një mënyrë të paktën po aq të shquar sa atribuuimi për autorët e tjerë kontribuues. Për shmangien e dyshimit, Ju mund të përdorni vetëm atribuuimin që kërkohet nga ky Seksion për qëllim të atribuuimit në mënyrën e përcaktuar më lart dhe, duke ushtruar të drejtat tuaja sipas kësaj Licence, Ju nuk mund të pohoni apo lëni të kuptoni në mënyrë shprehimore apo të nënkuptuar ndonjë lidhje me, sponsorizim apo miratim nga Autori Origjinal, Licencori dhe/ose Palët Atribuuese, sipas rastit, me Ju apo përdorimin tuaj të Veprës, pa leje të veçantë shprehimore me shkrim të Autorit Origjinal, Licencorit dhe/ose Palëve Atribuuese.
c. Përveç nëse është rënë dakord ndryshe me shkrim nga Licencori apo nëse përndryshe lejohet nga ligji në fuqi, nëse Riprodhoni, Shpërndani ose Publikisht Interpretoni Veprën ose vetëm ose si pjesë e ndonjë Adaptimi ose Koleksioni, Ju nuk duhet të shtrembëroni, gjymtoni, modifikoni apo të ndërmerrni masa të tjera nënçmuese në lidhje me Veprën që do të jenë paragjykuese për nderin dhe reputacionin e Autorit Origjinal. Licencori pajtohet që në ato juridiksione (p.sh. Japoni), në të cilat çdo ushtrim i të drejtës të dhënë në Seksionin 3(b) të kësaj Licence (të drejtën për të bërë Adaptime) do të konsiderohej të jetë shtrembërim, gjymtim, modifikim ose vepër tjetër nënçmuese paragjykuese për nderin dhe reputacionin e Autorit Origjinal, Licencori do të heq dorë nga ose mospohoj, sipas rastit, këtë Seksion, në masën e plotë të lejuar nga ligji kombëtar në fuqi, për t'ju mundësuar Juve të ushtroni në masë të arsyeshme të drejtën Tuaj në bazë të Seksionit 3(b) të kësaj Licence (e drejta për të bërë Adaptime), por jo përndryshe.
5. Përfaqësimet, Garancitë dhe Mohimet
PËRVEÇ RASTEVE KUR ËSHTË RËNË DAKORD ME SHKRIM NGA PALËT, LICENCORI OFRON VEPRËN SIÇ-ËSHTË DHE NUK MERR PËRSIPËR PËRFAQËSIME OSE GARANCI TË ÇFARËDO LLOJI LIDHUR ME VEPRËN: SHPREHIMORE, TË NËNKUPTUAR, LIGJORE APO TJETËR, PËRFSHIRË, PA KUFIZIM, GARANCITË E TITULLIT, TREGTARE, TË PËRDORSHMËRISË PËR NJË QËLLIM TË CAKTUAR, TË MOSCËNIMIT, APO TË MUNGESËS SË DEFEKTEVE LATENTE APO TË TJERA, E SAKTËSISË OSE PRANISË SË MUNGESËS SË GABIMEVE, PA MARRË PARASYSH NËSE JANË APO JO TË ZBULUESHME. DISA JURIDIKSIONE NUK E LEJOJNË PËRJASHTIMIN E GARANCIVE TË NËNKUPTUARA, ANDAJ NJË PËRJASHTIM I TILLË MUND TË MOS VLEJË PËR JU.
6. Kufizimi i Përgjegjësisë. PËRVEÇ PËR SA KËRKOHET NGA LIGJI NË FUQI, NË ASNJË RAST LICENCORI NUK DO TË JETË PËRGJEGJËS NDAJ JUSH NËN ÇFARËDO TEORIE JURIDIKE PËR ÇFARËDO DËMTIMI TË VEÇANTË, TË RASTËSISHËM, NDËSHKUES OSE SHEMBULL-DHËNËS QË DALIN NGA KJO LICENCE OSE SHFRYTËZIMI I VEPRËS, EDHE NËSE LICENCORI ËSHTË KËSHILLUAR MBI MUNDËSINË E DËMEVE TË TILLA.
7. Ndërprerja
a. Kjo Licencë dhe të drejtat e dhëna nën të do të ndërprehen automatikisht pas çdo shkelje nga Ju të kushteve të kësaj Licence. Individë apo subjekte që kanë marrë Adaptime apo Koleksione nga Ju sipas kësaj Licence, megjithatë, nuk do t'ju ndërprehet licenca e tyre me kusht që individë ose subjekte të tilla qëndrojnë në përputhje të plotë me ato licenca. Seksionet 1, 2, 5, 6, 7, dhe 8 do të mbijetojnë çfarëdo ndërprerje të kësaj Licence.
b. Varësisht nga kushtet e mësipërme, Licenca e dhënë këtu është e përhershme (për kohëzgjatjen e të drejtës së autorit të zbatueshme në Vepër). Pavarësisht nga më sipër, Licencori rezervon të drejtën për lirimin e Veprës nën kushte të ndryshme licencimi apo për të ndaluar shpërndarjen e punës në çdo kohë, me kusht që çdo zgjedhje e tillë nuk do të shërbejë për të tërhequr këtë Licencë (ose çfarëdo licence tjetër që është ose kërkohet të jepet nën kushtet e kësaj Licence), dhe kjo Licencë do të vazhdojë me fuqi dhe efekt të plotë nëse nuk ndërpritet si më sipër.
8. Të Ndryshme
a. Çdo herë që Ju shpërndani ose Publikisht Interpretoni një Vepër ose një Koleksion, Licencori i ofron marrësit licencë për Veprën nën të njëjtat përkufizime dhe kushte si licenca që u është dhënë Juve nën këtë Licencë.
b. Çdo herë që Ju shpërndani ose Publikisht Interpretoni një Adaptim, Licencori i ofron marrësit një licencë për Veprën origjinale nën përkufizimet dhe kushtet e njëjta si licenca dhënë Jush nën këtë Licencë.
c. Nëse ndonjë dispozitë e kësaj Licence është e pavlefshme ose e pazbatueshme në bazë të ligjit në fuqi, ajo nuk do të ndikojë në vlefshmërinë ose ekzekutimin e pjesës së mbetur të kushteve të kësaj Licence, dhe pa veprim të mëtejshëm nga palët në këtë marrëveshje, dispozita e tillë do të reformohet në masën minimale të nevojshme për të bërë këtë dispozitë të vlefshme dhe të zbatueshme.
d. Asnjë përkufizim apo dispozitë e kësaj Licence nuk do të konsiderohet e hequr dore, dhe asnjë shkelje e pajtuar, përderisa një heqje dore ose pëlqim do të jetë bërë me shkrim dhe nënshkruar nga pala që do të ngarkohet me heqjen dore apo pëlqimin.
e. Kjo Licencë përbënë marrëveshjen e plotë në mes palëve në lidhje me Veprën e licencuar këtu. Nuk ka mirëkuptime, marrëveshje apo përfaqësime që kanë të bëjnë me Veprën e që nuk janë të specifikuara këtu. Licencori nuk do të jetë i kufizuar nga ndonjë dispozitë shtesë që mund të shfaqet në ndonjë komunikim nga Ju. Kjo Licencë nuk mund të ndryshohet pa marrëveshje të përbashkët me shkrim të Licencorit dhe Juve.
f. Të drejtat e dhëna sipas dhe lëndës së referuar në këtë licencë janë hartuar duke përdorur terminologjinë e Konventës së Bernës për Mbrojtjen e Veprave Letrare dhe Artistike (siç është ndryshuar më 28 shtator, 1979), Konventa e Romës e vitit 1961, Traktati WIPO mbi të Drejtat e Autorit i vitit 1996, Traktati WIPO mbi Interpretimet dhe Fonogramet e vitit 1996 dhe Konventa Universale mbi të Drejtat e Autorit (rishikuar më 24 korrik, 1971). Këto të drejta dhe lënda hyjnë në fuqi në juridiksionin përkatës në të cilin kushtet e Licencës do të zbatohen në përputhje me dispozitat përkatëse të implementimit të atyre dispozitave të traktatit në ligjin kombëtar në fuqi. Nëse suita standarde e të drejtave të dhëna sipas ligjit të zbatueshëm për të drejtat e autorit përfshinë të drejta shtesë që nuk janë dhënë nën këtë Licencë, të drejtat e tilla shtesë konsiderohen të jenë të përfshira në Licencë; kjo Licencë nuk ka për qëllim të kufizojë dhënien e çfarëdo të drejte sipas ligjit në fuqi.
Njoftim i Creative Commons
CREATIVE COMMONS NUK ËSHTË PALË NË KËTË LICENCË, DHE NUK JEP KURRFARË GARANCIE NË LIDHJE ME VEPRËN. CREATIVE COMMONS NUK DO TË JETË LIGJËRISHT PËRGJEGJËS NDAJ JUSH OSE CILËSDO PALË NËN ÇFARËDO TEORIE JURIDIKE PËR ASNJË DËMTIM, DUKE PËRFSHIRË PA KUFIZIM TË GJITHA DËMET E PËRGJITHSHME, TË VEÇANTA, TË RASTËSISHME OSE PASUESE QË BUROJNË NË LIDHJE ME KËTË LICENCË. ME PËRJASHTIM TË DY (2) FJALIVE TË MËSIPËRME, NË QOFTË SE CREATIVE COMMONS KA IDENTIFIKUAR VETEN SHPREHIMISHT SI LICENCOR KËTU, AI DO TË KETË TË GJITHA TË DREJTAT DHE DETYRIMET E LICENCORIT.
ME PËRJASHTIM TË QËLLIMIT TË KUFIZUARA PËR T'I TREGUAR PUBLIKUT QË VEPRA ËSHTË E LICENCUAR NËN LPCC, CREATIVE COMMONS NUK AUTORIZON PËRDORIMIN NGA CILADO PALË TË MARKËS "CREATIVE COMMONS" OSE NDONJË MARKE TREGTARE TJETËR OSE SHENJË DALLUESE TË CREATIVE COMMONS PA PËLQIMIN PARAPRAK ME SHKRIM TË CREATIVE COMMONS. ÇDO PËRDORIM I LEJUAR DO TË JETË NË PËRPUTHJE ME UDHËZIMET E PËRDORIMIT TË MARKËS TREGTARE ATËHERË-AKTUALE SIÇ MUND TË PUBLIKOHET NË FAQEN E SAJ OSE PËRNDRYSHE TË VIHET NË DISPOZICION SIPAS KËRKESËS KOHË PAS KOHËS. PËR SHMANGIEN E DYSHIMIT, KY KUFIZIM I MARKËS TREGTARE NUK PËRBËN PJESË TË KËSAJ LICENCE.
Creative Commons mund të kontaktohet në http://creativecommons.org/.